Për të gjitha versionet e ligjit për Prokurorinë Publike është vërejtja e vetme e OBRM-PDUKM-së është dëshirë për amnisti dhe përfundim ligjor të rasteve gjyqësore, ndërsa kjo nuk duhet dhe nuk mund të lejohet, tha Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska në një intervistë për “Top Tema”.
Ligji për Prokurorinë Publike, thotë ajo, do të miratohet pa mbështetjen e OBRM-PDUKM-së, nëse sigurohen shumica prej 80 votave, ndërsa thotë se ka më shumë deputetë të cilët i vret ndërgjegjja që kjo çështje duhet të zgjidhet.
Deskoska shtoi se sinjalet nga Bashkimi Evropian që ky Ligj për Prokurorinë Publike është mirë të kalojë, janë, veç të tjerash, dëshmi për cilësinë e zgjidhjes ligjore/Telegrafi/