Site icon Telegrafi

Deskoska: Seriozisht i shqyrtojmë rekomandimet e Komisionit të Venedikut

“Ministria e Drejtësisë, seriozisht e shqyrton mendimin e Komisionit të Venedikut, për Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Në këtë temë do të punojë grup pune, i përzier nga më shumë ministri, ndërsa ekziston mundësia e dhënë nga vetë Komisioni i Venedikut, për risqarim të rekomandimeve të caktuara”.

Kështu deklaroi sot ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Zoran Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Shpesh herë ai mendim në mënyrë të padrejtë u prezantua në opinion për shkak se përmban edhe shumë qëndrime pozitive, të cilët kanë të bëjnë me Ligjin për gjuhët dhe kuptohet përmban rekomandime për përmirësimin e kornizës ligjore. Një pjesë e asaj që paraqet referim te Komisioni i Venedikut, për çështje të caktuara në praktikë nuk paraqet problem, njëra prej tyre është të zvogëlohen gjobat të cilat duhet t’i paguajnë institucionet, e ligji nuk parasheh që qytetarët të mos paguajnë gjoba. Kjo ishte një propagandë e keqe nga ana e njerëzve qëllimkeq në shtetin tonë. Komisioni thotë se kjo gjobë duhet të zvogëlohet. Ne sollëm Ligj për kundërvajtje, i cili miratohet me dy të tretat dhe tashmë i gjithë legjislacioni po harmonizohet me Ligjin për kundërvajtje, jo vetëm Ligji për gjuhët. Tash Kuvendi është i stërngarkuar me numër të madh të ligjeve të cilët gjenden në procedurë parlamentare. Kishte afat në ligji se harmonizimi duhet të ndodh për gjashtë muaj. Duke e marrë parasysh vëllimin e madh të punës kjo nuk ndodhi dhe vendosëm dispozitë nëse kjo nuk ndodh për ligjet amë, që në pajtim me Ligjin për kundërvajtje të zbatohet Ligji për kundërvajtje”, tha Deskoska.

Ajo mes tjerash shtoi se në këtë kontekst është dhënë rekomandim nga Qeveria deri të gjitha ministritë, që organet për sanksionet të veprojnë në bazë të Ligjit për kundërvajtje, që nënkupton se do të shqiptohen gjoba më të ulëta. Pra në këtë pjesë sipas Deskoskës, është kryer më harmonizimi me rekomandimet e Komisionit të Venedikut.

Exit mobile version