“Sot hyn në fuqi ligji i ri për Prokurorinë Publike. Prokuroria Speciale Publike si institucion formalisht shuhet, por jo edhe lëndët që i hapi. Të gjitha lëndët në të cilat ka punuar PSP-ja janë të gjalla, ligji i ri jep bazë juridike për vazhdimin e tyre, deri në vendimin përfundimtar gjyqësor”.
Këtë në një intervistë për AIM, e tha ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska. Ajo thotë se lufta ndaj krimit dhe korrupsionit është e gjatë dhe shihet edhe në shtete tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Merreni shembull Italinë e cila me vite lufton me mafian. Është e qartë se nuk ka vendim të menjëhershëm për drejtësi, por kjo nuk duhet të dekurajojë dëshirën për drejtësi, entuziazmin dhe vendosmërinë e institucioneve në luftë, e as pritjet e qytetarëve”, thotë Deskoska.
Sipas saj, detyra për ta kthyer besimin e në organet gjyqësore është më e vështira dhe më e rëndësishmja./Telegrafi/