Vetëm 23 vota ka marrë formimi i Komisionit Hetimor parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës.
Për themelimin e këtij Komisioni votuan deputetët e opozitës, ndonëse nuk ishin të gjithë të pranishëm. Kundër kësaj votuan deputetë të VV-së.
Këtë iniciativë të Partisë Demokratike të Kosovës, nuk e votuan deputetët e pushtetit, derisa kreu i GP-së të PDK-së, Abelard Tahiri tha se nuk do të vazhdojnë të qëndrojnë në sallë.
“Konsiderojmë që kjo periudhë është shoqëruar me disa parregullsi duke fillua nga ngritja e çmimit, që ne e kemi proceduar në Gjykatën Themelore, pastaj edhe çështja e procedurës së blerjes së energjisë, që do ti ngris ky komision hetimor. Është tejet e nevojshme, ne si Grup Parlamentar besojmë që ky komision ka një punë të madhe, dhe të hedh dritë mbi zhvillimet”, është shprehur Tahiri.
Themelimi i Komisionit ishte propozuar nga PDK, derisa do të kishte mandat gjashtëmujor dhe do të përbëhet nga 11 anëtarë. /Telegrafi/