Site icon Telegrafi

Dështon raportimi i ministrit Kuqi në Komisionin për Ekonomi

Për herë të dytë ka dështuar raportimi ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuqi në Komisionin Parlamentar për Ekonomi.

Ministri Kuqi kishte deleguar zëvendësin e tij, Rexhep Kadriu, lidhur me emërimet e fundit në bordet e përkohshme, gjendjen dhe veprimet e Qeverisë në ndërmarrjen “Trepça”, por që nuk u lejua nga deputetët të raportoj Kadriu.

Ndërsa, në kuadër të rendit të ditës, në Komisionin e kryesuar nga Endrit Shala ka raportuar Bordi i ZRRE-së për funksionimin dhe operimin e hidrocentraleve.

Kryesuesi i Bordit në ZRRE, Arsim Janova tha se aktualisht nuk ekziston asnjë leje e përkohshme, nuk ka as aplikime për hidrocentral.

Ndërsa, pas pyetjes së deputetes Mimoza Kusari-Lila se a është sanksionuar ose penalizuar “Kelkos” për hidrocentrale ilegale, kryesuesi Bordit, Janova tha se penalizmi ka ndodhë vetëm me ndërprerjen e tërësishme të veprimtarisë së “Kelkos”.

Drejtues të Bordit theksuan se pengesë kryesore për licencim është mos koordinimi i institucioneve përkatëse. /KP/

Exit mobile version