Site icon Telegrafi

Dështon bashkimi i Honda dhe Nissan në një kompani të vetme

Honda dhe Nissan nënshkruan një memorandum  më 23 dhjetor 2024, për të diskutuar një bashkim.

Plani ishte krijimi i një kompanie të re holding për të integruar dy prodhuesit e mëdhenj japonezë të automjeteve dhe për të hyrë në funksion që në vitin 2026.

Megjithatë, menjëherë pas nënshkrimit të memorandumit, burime pranë çështjes sinjalizuan se marrëveshja ishte e destinuar të dështonte, përcjell Telegrafi.

Tani është zyrtare – bashkimi është anuluar.

Honda dhe Nissan lëshuan një deklaratë identike për shtyp duke thënë se bisedimet për bashkimin tani kanë përfunduar.

Memorandumi i veçantë i nënshkruar nga Honda, Nissan dhe Mitsubishi më 23 dhjetor 2024, gjithashtu është ndërprerë.

Çfarë më pas?

Thashethemet pretendojnë se Nissan është ende në kërkim të një partneri. /Telegrafi/

Exit mobile version