Site icon Telegrafi

Dështoi tek Chelsea por tashmë ka gjetur formën e jetës tek klubi i ri në Itali

Një ish-lojtar i Chelseat i cili u shit nga Mauricio Pochettino gjatë vitit 2023 ka gjetur tashmë formën e jetës së tij tek klubi i ri.

‘Blutë e Londrës’ kanë shitur një numër lojtarësh që prej se Todd Boehly mori ‘frenat’ e klubit në maj të vitit 2022.

Conor Gallagher, Mason Mount dhe Kai Havertz ishin në mesin e emrave që u larguan, por një lojtar tashmë po shkëlqen me ekipin e tij të ri pas largimit nga ‘Stamford Bridge’.

Bëhet fjalë për Christian Pulisic, amerikanin i cili u shit për 18 milionë euro në Itali tek Milani.

I konsideruar si futbollisti amerikan më i mirë i gjeneratës së tij, transferimi i Pulisic tek Milani duket se ka funksionuar në të gjithë mënyrat për 26-vjeçarin.

Sulmuesi u përfshi direkt në 20 gola (12 gola dhe tetë asistime)  në sezonin e tij të parë në Serie A dhe po vazhdon të prodhojë shifra të larta.

Ai ka shënuar tri gola dhe ka bërë tri asistime në pesë ndeshje dhe kjo ka bërë që ai të fitojë lëvdata rreth Evropës.

“Tek Chelsea, Pulisic shpesh fajësohej për mbajtjen e topit. Ai do ta ngadalësonte aksionin duke limituar rrezikun e tij. Që prej se iu bashkua Milanit, Pulisic e ka përshpejtuar lojën e tij”, ka shkruar gazetari Graham Ruthven.

“Ai po merr vendime më shpejtë dhe si rezultat po prodhon numra më të mirë. Në formën aktuale, Pulisic do ta thyejë shifrën prej 20 golave për herë të parë në karrierën e tij këtë sezon”, përfundoi ai./Telegrafi/

Exit mobile version