Site icon Telegrafi

Dëshironi qerpikë të gjatë dhe pa vërejtur shumë? Provoni një truk që do t’ju ndihmojë të arrini atë efekt

Shumë dama kanë problem me qerpikë të shkurtër

Sado shtresa maskare që të aplikoni, ata kurrë nuk do të jenë të gjatë.

Zgjidhjen e ofrojnë qerpikët artificialë, mirëpo ka një problem, sepse ata mund të jenë tepër të dukshëm, andaj nuk janë të përshtatshëm për grimin ditor.

Meqenëse ka një numër të madh damash të cilat e kanë këtë problem, një përdoruese eTikTok-ut, Maelia Olivia, ka shpikur një zgjidhje ideale, transmeton Telegrafi.

Truku qëndron në qerpikët artificialë, të cilët janë të shkurtuar në gjysmë.

Ata ngjiten vetëm në gjysmë qerpiku nga mesi drejt pjesës së jashtme të syrit, dhe rezultati është një shtesë ideale për grim ditor.

Kjo këshillë mund të përdoret edhe kur bëhet fjalë për grimin e mbrëmjes, nëse dëshironi të arrini efektin e qerpikëve natyralë, në të cilët aplikohet vetëm maskarë.

Qerpikët artificialë duhet t’i shkurtoni nga ana e jashtme, jo nga e brendshmja. Përdorni piskatoren dhe ajo që është gjithashtu shumë e rëndësishme, është të tërhiqni disa shtresa rimel në mënyrë që qerpikët artificialë dhe natyralë të bashkohen.

 #howtoapplylashes #makeuptips #makeuphacks ♬ original sound – Amelia Olivia

/Telegrafi/

Exit mobile version