Një truk që do t’ju kënaqë
Nëse ndokush ju ka gëzuar me një buqetë tepër të bukur, ose lulet i ke mbledhur në kopshtin tënd, me siguri dëshironi që lulet tuaja të zgjasim sa më shumë. Pyesni si t’i mbani, domethënë t’ia vazhdoni freskinë luleve të prera.
Kjo vërtet është e thjeshtë, nëse u përmbaheni këtyre udhëzimeve, transmeton Telegrafi.
Para se t’i vendosni në një enë, hidhni ujë i cili nuk është i hedhur drejtpërdrejt nga ujësjellësi, pastaj rregulloni kërcejtë që të qëndrojnë në diagonale në mënyrë që të rritet sipërfaqja të cilën e zë uji. Mos i mbani lulet afër dritës së fortë apo në errësirë, kërkoni një mesatare.
Veç kësaj, është shumë me rëndësi që çdo ditë t’ia zëvendësoni ujin e freskët në të cilin shtoni një lugë të vogël sheqer i cili luleve u mundëson jetëgjatësinë.
Nga lulja patjetër hiqni fletët e poshtme për të penguar kalbjen. Para se të vendosni në vazo lulet, prisni që uji të marrë temperaturën e dhomës
Është me rëndësi që vazoja të jetë e madhësisë së përshtatshme – në gjerësi dhe lartësi, në mënyrë që lulet të vendosen rehat në të dhe të marrin mjaftueshëm ujë, ajër dhe dritë.
Bëni vetë konservuesin tuaj për t’i mbajtur lulet e prera të freskëta më gjatë
Në një litër ujë të ngrohtë shpërndani 3 lugë sheqer dhe 2 lugë uthull të bardhë. Kur t’i vendosni lulet në vazo, sigurohuni që kërcelli i luleve të jetë i zhytur në ujë 7-10 cm.
Sheqeri ushqen bimët, ndërsa uthulla pengon rritjen e baktereve. Do të habiteni se sa kohë mund të qëndrojë i freskët një buqetë me lule. /Telegrafi/