Site icon Telegrafi

Dëshiroi të bënte xhiro në rrugën e zbrazët, e përplasi Porschen e 700 mijë euro dhe i shkaktoi dëme të konsiderueshme

Gjithçka ndodhi në një rrugë të zbrazët, ku aksidenti ka mundur të shmangej

Me situatën e shkaktuar nga coronavirusi, të gjitha rrugët janë të boshatisura, duke mundësuar që të zhvillohen manovra të ndryshme në rrugë të zbrazëta, transmeton Telegrafi.

Të njëjtën gjë ka menduar ta bënte edhe koleksionuesi i veturave, Ben Chen që e nxori për një xhiro nëpër New York super-makinën Porsche Gemballa Mirage GT, që kushton mbi 700 mijë euro.

Por, aftësitë e tij mbi timonin e super-makinës, nuk e kishin nivelin e dëshiruar dhe u përfshi në disa përplasje, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme, që vështirë se mund të rregullohen.

Në pamjet e shpërndara, shihet kjo Porsche që megjithatë e vazhdon udhëtimin, ndërsa nuk bëhet e ditur nëse ka pësuar ndonjë lëndim shoferi që po e voziste. /Telegrafi/

Exit mobile version