Site icon Telegrafi

Deshi të hidhet me parashutë, qëndroi mbi balonën me ajër të nxehtë – braziliani bie dhe përfundon në koshin e balonës

Një parashutist është rrëzuar nga balona me ajër të nxehtë mbi të cilën po qëndronte, por që për fat të mirë ka arritur të zbret i sigurtë në tokë në afërsi të një ferme në juglindje të Brazilit.

Jhovanny Duran shihet duke qëndruar mbi balonë duke bërë pesë hapa, derisa tentoi të rrëshqet dhe befasisht u hap një vrimë duke rënë në koshin e balonës, transmeton Telegrafi.

31-vjeçari, babai i një fëmije ra nga dhjetëra metra lartësi – duke përfunduar në koshin e balonës me ajër të nxehtë.

Me të zbritur në tokë, Duran është dërguar me urgjencë në spital për trajtim për shkak të lëndimit të këmbës, mjekrës dhe hundës.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur më 1 qershor në qytetin Sao Paulo të Boituva, kurse Duran është duke u rikuperuar në shtëpi. /Telegrafi/

Exit mobile version