Ekipet emergjente janë telefonuar për ta ndihmuar adoleshentin që kishte ngecur brenda rrobalarëse, derisa po tentonte të bënte akrobacione.
Pamjet amatore shfaqin adoleshentin që kishte ngecur në rrobalarëse, ku vetëm koka i dukej jashtë, transmeton Telegrafi.
Pasi kishte ngecur kishte bërtitur duke kërkuar ndihmë, dhe pasi në vendin e ngjarjes u shfaqen policia dhe zjarrfikësit, 13-vjeçari i shpëtoi më të keqes.
Incidenti i çuditshëm ka ndodhur në Ibague në Kolumbi, ku zjarrfikësit u detyruan ta vendosin në pjesën anësore rrobalarësen për ta nxjerrë të riun.
Adoleshenti kishte ngecur brenda si pasojë e një loje të rrezikshme, ku miqtë i kërkojnë të bëjë akrobacione mbi rrobalarëse dhe pamjet t’i publikojë në internet.
Por, duket se këto akrobacione nuk kishin shkuar siç kishte menduar ai, dhe sigurisht se kjo përvojë do t’i shërbej si leksion për herët tjera. /Telegrafi/