Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”
Përbërësit:
* 1/2 kg dredhëza të freskëta ose nga frizi,
* 100 gr sheqer,
* 1 qeskë krem të rrahur.
Përgatitja:
Shtypen dredhëzat me sheqer në blender,ose kalohen në sitë.
Derdhen në 6 pjata të vogla.
Në mes vihet nga një lugë krem i përgatitur. Kremit mund t’i shtohet pak pure dredhëzash duke e përzier me pirun.
Përreth hidhet nga një lugëz krem. Vizat tërhiqen me rrëmojëse ose majë thike.
Në vend të kremit të rrahur, në mes mund të vihen toptha akulloreje./Telegrafi/