Legjenda e Chelseat, Marcel Desailly beson se klubit me siguri i vjen keq për vendimin për të shitur Diego Costan në Atletico Madrid.
Costa ishte njëri nga më meritorët që klubi londinez fitoi trofeun e Ligës Premier në sezonin e parë me Antonio Conten.
Por, sulmuesi spanjoll kishte disa mospajtime me menaxherin italian dhe kjo bërë që ai të largohet nga Stamford Brigde.
Spanjolli u shit në Atletico dhe u zëvendësua nga një tjetër spanjoll – Alvaro Morata dhe Desailly nuk beson se ishte një vendim i mençur.
“Me largimin e Diego Costas, ata duhet të pendohen”, ka thënë fillimisht Desailly në një intervistë për Goal.com.
“Ata besonin se Morata kishte atë që kishte edhe Diego Costa në atë”.
“Jo, Giroud dhe Morata, së bashku japin atë sa jepte Costa”.
“Ai [Costa] ishte një qendërsulmues si Giroud mund të jetë, ndërsa posedon gatishmërinë e treguar nga Morata”, përfundoi ish-kapiteni i Bluve. /Telegrafi/