Ky është momenti kur një derr i egër arrin t’iu ikë para syve, hiq më pak se shtatë luanëve që i kishin bërë pritë në parkun kombëtar Kruger.
Derri i egër po kërkonte ujë kur shtatë luanë filluan t’i afrohen tinëzisht nga pas, transmeton Telegrafi.
E kur dy prej tyre iu vërsulen, derri filloi të vrapojë me shpejtësi aq të madhe sa që të gjithë hoqën dorë dhe u dorëzuan duke e kuptuar se kanë mbetur pa “ushqim”.
Ishte Dana Atkinson nga Florida, që filmoi këtë moment të “pazakontë” që ndodhi në afërsi të një zone piktoreske në Tshokwane. /Telegrafi/