Qytetarët amerikanë janë kënaqur shumë kur mësuan se një grup gjimnazistësh nga qyteti Layton në Utah, shpëtuan një nënë dhe dy fëmijët e vegjël që kishin ngecur nën një veturë, raporton ABC News.
Nëna dhe fëmijët e moshës 2 dhe 3-vjeç, po ecnin drejt veturës së tyre të parkuar pranë shkollës, kur u goditën nga një veturë ka bërë të ditur polici Travis Layman, transmeton Telegrafi.
Kur policia arriti në vendin e ngjarjes, tre minuta pasi që pranuan telefonatën, grupi i adoleshentëve dhe punonjësve të shkollës kishin ngritur veturën nën të cilën kishin ngecur nëna dhe dy fëmijët e saj.
“Tre minuta tingëllojnë si kohë e gjatë, por janë vërtetë tillë në një aksident të tmerrshëm. Nxënësit ishin mbledhur dhe jemi krena me ta që janë përfshirë për të ndihmuar”, shtoi Layman.
Në videon e kapur nga kamerat e shkollës, shihen nxënësit që vrapojnë për ta ndihmuar gruan dhe fëmijët.
Chris Krauder, drejtor i shkollës, tha se sapo pa videon që nëna dhe fëmijët kishin ngecur nën veturë, vrapoi për t’i thirrur sa më shumë nxënës që t’i ndihmojnë.
“Vetura ishte mbi ta, po i shtypte. Ishte një veturë e vogël, kështu që kishte shumë pak hapësirë”, shtoi drejtori i shkollës.
Nëna dhe fëmijët janë dërguar në spital për trajtim, ku kjo nënë që mësohet se ishte punonjësve e shkollës i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik.
E shoferi i veturës që i goditi i ka thënë policisë se nuk e kishte parë fare nënën me fëmijët. /Telegrafi/