Pritjet e gjata për të hyrë në Kosovë në vendkalimet kufitare me Serbinë kanë vazhduar edhe sot (e shtunë).
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (raporti i orës 17:07), në orët e pasdites janë krijuar kolona në tri vendkalime kufitare me Serbinë, ku (kryesisht) bashkatdhetarët që vijnë në Kosovë për të kaluar festat e fundvitit po presin deri në dy orë, në anën serbe të kufirit.
Pritjet më të gjata janë regjistruar në vendkalimet në Jarinjë dhe të Dheu i Bardhë, ku për të hyrë në Kosovë po pritet deri në dy orë, raporton Telegrafi.
Në vendkalimin në Bërnjak po pritet deri në 90 minuta, kurse në Muçibabë 50 minuta.
Ndërsa në Merdar, për dallim nga e premtja ku pritej deri në dy orë, sot po pritet vetëm 20-30 minuta.
Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me Serbinë dhe vendet e tjera fqinje nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare.
Qytetarët mund të informohen në kohë reale mbi gjendjen në kufi, duke klikuar KËTU./Telegrafi/