Të premten dhe të shtunën do të zhvillohet xhiroja e 17-të në EBC Ligën e Femrave.
Ndeshja kryesore do të zhvillohet ndërmjet Vëllaznimit dhe Prishtinës. Skuadra kuqezi ka grumbulluar 27 pikë, apo 11 fitore dhe pesë humbje, duke u renditur në vendin e dytë, kurse skuadra prishtinase ka vetëm një pikë më pak dhe ndodhet në vendin e tretë në renditje.
Penza, që ka dhjetë fitore dhe gjashtë humbje, do të ndeshet me Kastriotin, që ka dy fitore dhe 14 humbje.
Takimi i fundit i kësaj xhiro është në mes Bashkimit të vendit të parë dhe Trepçës të vendit të fundit. Skuadra prizrenase ka 14 fitore dhe dy humbje, derisa ajo mitrovicase një fitore dhe 15 humbje.
EBC Liga e Femrave – Java 17
E premte
13:00 Kastrioti – Penza
17:00 Vëllaznimi – Prishtina
E shtunë
16:00 Bashkimi – Trepça