Site icon Telegrafi

Derbi i javës së 35-të mes Juventusit e Milanit u takon Rossonerëve – garë edhe më e nxehtë për top katër

Milani ka fituar derbin përballë Juventusit në kuadër të javës së 35-të në Serie A me rezultat 3-0.

Vendasit e filluan më mirë takimin, duke rrezikuar qysh në minutën e katërt me anë të Matthijs de Ligt, por goditja e tij u bllokua.

Një shans i artë për Milanin erdhi më pas në minutën e 21-të, kur Brahim Diaz lëshoi një gjuajtje të fuqishme, por Wojciech Szczesny bëri pritje të madhe.

Një tjetër mundësi erdhi për Zonjën e Vjetër, kur Giorgio Chiellini gjuajti me kokë nga një harkim nga këndi, por ishte jashtë portës.

Rossonerët më pas e shfrytëzuan mundësin e shënimit, duke arritur të kalonin në epërsi me anë të Brahim Diaz, që shënoi në minutën e 45+1′.

Edhe në 45 minutat e dytë nuk mungoi spektakli, pasi u humb një penallti e u shënuan edhe një gol tjetër.

Ishte minuta e 58-të, kur Rossonerët dështuan nga pika e bardhë, e që përgjegjësinë e kishte Franck Kessie.

Por, fati sonte ishte në anën e Milanit, që ia arriti të shënonte edhe golin e dytë me anë të Ante Rebic në minutën e 78-të, nga një asistim i Ismail Bennacer.

Në listën e realizatorëve u fut edhe Fikayo Tomori, që shënoi për 3-0 në minutën e  82-të me një asistim prej Hakan Calhanoglut.

Pas javës së 35-të, Milani gjendet në vendin e tretë me 72 pikë, aq sa ka edhe Atalanta në të dytin, derisa Juventusi ka rënë në të pestin me 69 sosh. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore
Exit mobile version