Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami theksoi sot se rritja ekonomike në vend është vetëm 2.02 për qind, që sipas saj është më e ulëta ndonjëherë.
Bajrami në një postim në Facebook shkruan se nuk ka dialog me biznese, 42 për qind e buxhetit shkon në subvencione, ndërkaq janë bllokuar investimet kapitale.
Lexoni të plotë postimin:
Më 22 mars të vitit 2021, është votuar Qeveria Kurti II. Në atë kohë rritja ekonomike në vend ka qenë mbi 16%, sot rritja ekonomike në vend është vetëm 2.02%.
Ne e dimë që në atë kohë ka qenë edhe bumi postpandemik, por situata sot është rezultat i mungesës totale të politikave ekonomike:
që 80 ditë vendin e kemi nën sanksione,
që tri vite i kanë bllokuar investimet kapitale,
nuk ka asnjë politikë fiskale,
asnjë reformë për përmirësim të ambientit të biznesit,
nuk ka rritje të pagave,
42% e buxhetit shkon në subvencione,
vetëm 18% në investime kapitale që nuk arrijnë t’i shpenzojnë
nuk ka bashkëpunim me komuna,
nuk ka dialog me biznese,
ka korrupsion
ka nepotizëm
ka tenderë me negocim
Dhe ja rezultati 2.02% rritja ekonomike për T2, 2023, më e ultë ndonjëherë. /Telegrafi/