Deputetja britanike, Alicia Kearns, vazhdon kritikat ndaj Serbisë, duke thënë se shteti fqinj i Kosovës po strehon fajtorin kryesor për vrasjen e policit Afrim Bunjaku, në sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri të Kosovës.
Reagimi i deputetes vjen pas një postimi të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, ku kritikohet Serbia për parregullsi në zgjedhjet e 17 dhjetori, duke u thirrur në raportin OSBE-së që ka identifikuar keqpërdorime, frikësim të votuesve dhe raste të blerjes së votave.
“Kjo është e papranueshme për një vend me status kandidat në BE”, ka thënë ministria e Jashtme e Gjermanisë, transmeton Telegrafi.
Some would also say it’s unacceptable that Serbia aided and abetted a terror attack in a neighbouring country.
It is certainly now sheltering the man guilty of murdering a police officer whose two children have lost their father. https://t.co/Mx8X9hh3hi
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) December 19, 2023
Lidhur me këtë ka reaguar deputetja Kearns, përmes një statusi në platformën “X”.
“Disa do të thoshin gjithashtu se është e papranueshme që Serbia ndihmoi dhe nxiti një sulm terrorist në një vend fqinj. Sigurisht që tani po strehon fajtorin [Milan Radoiçiq] për vrasjen e një oficeri policie [Afrim Bunjaku], dy fëmijët e të cilit kanë humbur babanë e tyre”, ka shkruar Kearns. /Telegrafi/