Telegrafi

Deputeti i LVV-së, Basha ironizon me liderët e opozitës: Çka po thonë për Urën e Ibrit?

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka ironizuar me partitë opozitare lidhur me zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me hapjen e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Basha, përmes një postimi në Facebook, ka duke shtruar pyetjen se cili është që qëndrimi liderëve opozitarë për Urën e Ibrit, ka thënë se ata nuk guxojnë të flasin, sepse “e dojnë ‘bashkësinë ndërkombëtare’ më shumë se Kosovën”!

“Çka po thonë liderët e opozitës për Urën e Ibrit? Një fjalë t’vetme? S’guxojnë bre, sepse këta e dojnë ‘bashkësinë ndërkombëtare’ më shumë se Kosovën! Zhvendosni edhe zyrat e partisë nëpër ambasada se ju veç popullin e Kosovës nuk e përfaqësoni!”, ka shkruar Basha, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, ditëve të fundit hapja e Urës së Ibrit, ka qenë temë e takimit të kryeministrit Kurti me ambasadorët e vendeve të QUINT-it në Kosovë.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, në një prononcim për media pas takimit ka deklaruar se shtetet e QUINT-it në konsultim me NATO-n, nuk e përkrahin asnjë ndërrim të statusit të urës së Ibrit.

Ndërsa, kryeministri Kurti theksoi se hapja e urës do të lehtësonte lëvizjen dhe ndërlidhjen midis pjesëve veriore dhe jugore të qytetit. /Telegrafi/