Deputeti gjerman, Andreas Schwarz, ka kërkuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lirimin e menjëhershëm të tre policëve kosovarë të rrëmbyer më 14 qershor.
Përmes një reagimi në Twitter të shtunën, Schwarz ka thënë se në këtë mënyrë situata në veri të vendit të cilën e ka quajtur shqetësuese, mund të përshkallëzohet.
“Situata e sigurisë në veri të Kosovës është shqetësuese. Njësitë e KFOR-it janë dislokuar këtu, duke përfshirë Bundeswehr-in tonë! Presidenti Vuçiq duhet të organizojë lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës të rrëmbyer për të de-përshkallëzuar situatën”, ka shkruar deputeti i Bundestagut gjerman.
Die Sicherheitslage im Norden des #Kosovo ist besorgniserregend. Hier sind #KFOR-Einheiten im Einsatz, auch unsere #Bundeswehr! Präsident Vucic muss die sofortige Freilassung der drei verschleppten ?? Polizisten veranlassen, um die Lage zu deeskalieren.
— Andreas Schwarz (@Schwarz_MdB) June 17, 2023
Edhe Departamenti amerikan i Shtetit (DASH), i ka bërë thirrje të shtunën presidentit serb Vuçiq dhe qeverisë së tij që menjëherë dhe pa kushte të lirojnë tre policët e Kosovës.
Zëdhënësi i DASH-it, Matthew Miller, përmes një deklarate për media ka thënë se “arrestimi dhe ndalimi i tyre me akuza të rreme, ka përkeqësuar situatën tashmë të tensionuar”.
“I bëjmë thirrje presidentit Vuçiq dhe qeverisë së Serbisë që menjëherë dhe pa kushte të lirojnë tre policët e Kosovës të arrestuar më 14 qershor. Arrestimi dhe ndalimi i tyre i vazhdueshëm për akuza të rreme ka përkeqësuar situatën tashmë të tensionuar”, ka deklaruar Miller. /Telegrafi/