Deputeti gjerman, Michael Roth, sërisht ka reaguar pas sulmit të një grupi të serbëve të armatosur ndaj Policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë një zyrtar policor dhe tre agresorë.
Në një shkrim në Twitter, tani rrjet social “X”, Roth iu drejtua presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Ai tha se s’ka rëndesi se çfarë kombi apo etnie janë viktimat apo autorët por pse duhet të vriten.
Pasi, thotë se vrasja e njerëzve është një krim i tmerrshëm, dhe këtë nuk e meritojnë as shqiptarët, e as serbët, pasi e meritojnë të jetojnë në paqe.
“I nderuar president, Aleksandar Vuçi. Vrasja e njerëzve është një krim i tmerrshëm. Për mua nuk ka rëndësi se nga vijnë viktimat dhe autorët. Nuk më interesojnë fare kombësitë apo etnitë. Edhe kosovarët edhe serbët meritojnë të jetojnë në paqe, siguri, dinjitet, liri dhe kufij të sigurt”, shkroi ai.
Roth, i cili është edhe Kryesues i Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Gjermanisë (Bundestag), Michael Roth, ka shprehur kureshtjen e tij se tani çfarë justifikimi ka për të nxjerrë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
“Dhuna brutale thjesht nuk mbaron kurrë. Tani ka vdekur një polic kosovar. Bandat serbe me mbështetje të drejtpërdrejtë nga Beogradi ndoshta janë përsëri përgjegjëse për këtë. Jam kurioz të shoh se çfarë justifikimi mund të nxjerrë presidenti Vuçiç këtë herë”, ka shkruar deputeti gjerman.
Edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, gjatë së dielës, e ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri.
“Dënojmë me termat më të ashpër sulmin e tmerrshëm ndaj Policisë së Kosovës. Grupet e armatosura të paligjshme duhet të ndalojnë rrezikimin e jetëve. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi”, thuhet në njoftimin e MPJ-së të shtetit gjerman.
Më tej ata kanë treguar se “Manuel Sarrazin udhëton sot për në Kosovë”./Telegrafi/
Dear Mr. President @avucic! Killing people is a terrible crime. It doesn’t matter to me where the victims and perpetrators come from. I don’t care nationalities or ethnicities at all. Both Kosovars and Serbs deserve to live in peace, security, dignity, freedom and safe borders.
— Michael Roth – official ???? (@MiRo_SPD) September 24, 2023