Deputetët kilianë do të testohen papritur ndaj drogës në ditët e ardhshme pasi muajin e kaluar u miratua një propozim që e bën atë të detyrueshëm, pavarësisht kritikave nga disa ligjvënës.
Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, 78 deputetët e parë kilianë që do të testohen u zgjodhën rastësisht këtë javë dhe tani do të kenë serinë e tyre të parë të testeve të drogës, në një përpjekje për të rritur standardet e transparencës në punën parlamentare.
Propozimi i ri thotë se të gjithë ligjvënësit do të duhet të testohen dy herë në çdo mandat katërvjeçar dhe çdo rezultat pozitiv do të bëhet publik.
“Nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa t’u japësh njerëzve transparencë, se parlamentarët e tyre nuk janë konsumues (droge)”, tha të enjten deputeti i krahut të djathtë Juan Antonio Coloma.
Kjo vjen pasi kryeministrja finlandeze Sanna Marin tha se do të testohej për drogë pas reagimeve të publikimit të pamjeve ku ajo u pa duke u dëfryer me miqtë e saj.
Propozimi kilian, megjithatë, i ka ndarë ligjvënësit përgjatë linjave partiake në një vend që është në proces të votimit për një kushtetutë të re, duke kërkuar të rishikojë politikën kombëtare. /Telegrafi/