Site icon Telegrafi

I dënuar për trafikim fëmijësh, ekstradohet nga Greqia në Shqipëri i kërkuari

Një i dënuar për trafikim të të miturve është ekstraduar nga Greqia në drejtim të Shqipërisë.

Bëhet fjalë për shtetasit Kujtim Demiri, i cili është dënuar me 15 vjet burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda për veprën penale “Trafikimi të miturve”.

Sipas vendimit, shtetasi Kujtim Demiri ka marrë nga Shqipëria në Greqi fëmijën e mitur H.S dhe e ka shfrytëzuar për të lypur në Greqi nën ushtrimin e dhunës.

Policia e Shtetit dhe Interpol Tirana vazhdojnë angazhimin për sjelljen në Shqipëri dhe vendosjen para drejtësisë të personave në kërkim ndërkombëtar.

Exit mobile version