Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla i ka reaguar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell i cili sot në një reagim në Twitter, dënoj vetëm sulmet ndaj patrullës së EULEX-it në veri të Kosovës, por nuk përmendi sulmet ndaj Policisë së Kosovës.
Gërvalla në një reagim në Twitter ka thënë se Borrell duhet të dënoj gjithashtu edhe sulmet ndaj PK-së.
“Çdo jetë ka rëndësi. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Borrell gjithashtu duhet të dënojë të shtënat ndaj Policisë së Kosovës, të cilët ishin duke përmbushur detyrën e tyre dhe duke mbrojtur të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës nga sulmet e bandave kriminale. Deklaratat që nuk dënojnë Vuçiqin për agresionin e tij të hapur inkurajojnë përshkallëzimin e mëtejshëm”, ka shkruar Gërvalla.
Every life matters. HRVP Borrell should also condemn the shooting at Kosova Police fulfilling its duty & protecting all citizens of the Republic of 🇽🇰 from attacks by criminal gangs.
Statements not condemning Vucic for his open aggression encourage further escalation. https://t.co/3miGVIAPRf
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) December 11, 2022
Josep Borrell ka shkruar se BE-ja nuk do të tolerojë akte të tilla të dhunshme, derisa ka bërë thirrje që barrikadat e vendosura në veri të hiqen menjëherë.
“BE nuk do të tolerojë sulmet ndaj EULEX-it, ose përdorim të akteve të dhunshme kriminale në veri. Barrikadat duhet të hiqen menjëherë nga grupet e serbëve të Kosovës” , ka shkruar Borrell. /Telegrafi/