Komisioni disciplinor pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) ka shpallur vendimin me të cilin dënohet ekipi i KF Vardar, për shkak të incidentit, kur në lojën e javës së 27-të të ligës së parë futbollistike, tifozët e saj, Komitët, sulmuan udhëheqësinë e KF Shkëndija, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kështu, Vardari nuk do t’i luaj dy lojë në terrenin e saj, pra në dy ndeshjet e radhës si vendas, do t’i luaj 100km larg Shkupit. Gjithashtu klubi është dënuar edhe me 1500 euro gjobë për shkak të organizimit të dobët të lojës.
Edhe KF Shkupi është dënuar me gjashtë lojë pa publik, për shkak të incidentit që ndodhi, gjatë lojës me Vardarin, si edhe me 1500 euro gjobë./Telegrafi/