Site icon Telegrafi

Denis Schroder, MVP i Kampionatit Botëror

Duke qenë se Gjermania fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror, pritej që edhe MVP i kampionatit të vijë edhe nga ku ekip.

Më i miri është shpallur kapiteni i gjermanëve, Denis Schroder.

Ai në fund e mbylli kampionatin me një mesatare prej 19.1 pikësh dhe 6.1 asistime në tetë ndeshje. Gjermanët festuan në të gjitha.

Nuk ka dyshim se Schroder është lideri i gjermanëve, dikush që e ka gjithmonë topin në dorë dhe që vendos ndeshjet.

Schroder ishte i jashtëzakonshëm ndaj Serbisë në finale ku shënoi 28 pikë.

Ai shënoi 17 pikë ndaj SHBA-ve në gjysmëfinale, ndërsa kundër Australisë kur kishte 30 pikë, si ndeshja më e mirë e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version