Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) ”Prishtina” ka njoftuar konsumatorët e lagjes “MATI 1” në Prishtinë se gjatë punimeve nga kontraktorët e Kompanisë Ndërtimore “Standard” në afërsi të rrugës “Ndue Përlleshi”, të hënën në orët e pasdites ka rrëshqitë dheu, me ç’rast është dëmtuar edhe gypi me diametër 250 mm, që e furnizon me ujë të pijshëm një pjesë të kësaj lagje.
Furnizimi me ujë në këtë lagje të pijshëm është ndërprerë, shkruan Telegrafi.
“Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujit bashkë me ekipe të Komunës së Prishtinës janë në vendin e ngjarjes dhe po shikohen të gjitha mundësitë teknike për stabilizimin e gjendjes dhe rikthimin e furnizimit me ujë të pijshëm për atë zonë”, është thënë në njoftimin për media të KRU “Prishtina”. /Telegrafi/