Site icon Telegrafi

Dëmtimet infrastrukturore në Komunën e Gjakovës, problematikë që nuk po gjejnë zgjidhje

Dëmtimi i infrastrukturës rrugore vazhdon të jetë një ndër problematikat më shqetësuese të shumë banorëve në Komunën e Gjakovës.

Gjatë ditës së djeshme përmes platformës Ndreqe.com, disa qytetarë kanë raportuar për një gropë në Rrugën “Rasim Alija”, që gjendet në drejtim të fshatit Meqë.

Ditë më parë edhe banorët e fshatit Bec kanë raportuar për prishje të rrugës në një pjesë të këtij fshati, gjë e cila po u shkakton probleme edhe banorëve të cilët duhet që këtë rrugë ta frekuentojnë pothuajse çdo ditë.

Qytetarët po vazhdojnë të raportojnë në platformën Ndreqe.com për ankesat që kanë, ku më pas po intervenohet edhe nga organet përgjegjëse.

Vazhdoni të raportoni edhe më tutje për të gjitha problemet në komunat tuaja përkatëse. /Telegrafi/

Exit mobile version