Anëtarët e Kongresit amerikan nga radhët e Demokratëve, para se ta prezantonin propozimin për reformimin e policisë, kanë mbajtur një minutë heshtje duke qëndruar të gjunjëzuar.
Gjunjëzimi është bërë një simbol kundër brutalitetit të policisë në veçanti ndaj Derek Chavin, që ia mbajti gjurin në qafë afro-amerikanit George Floyd për 8 minuta e 45 sekonda, i cili më pas ndërroi jetë.
Përfaqësuesja e Demokratëve në dhomën e Kongresit, Nency Pelosi së bashku me dhjetëra anëtarë tjerë të Kongresit janë mbledhur në korridor në shenjë nderimi, transmeton Telegrafi.
8 minuta dhe 45 sekonda ishte koha sa polici nga Minneapolis ia mbajti gjurin në qafë të ndjerit Floyd gjatë 25 majit, i cili ndërroi jetë nga asfiksia.
E kjo ngjarje nxiti një valë të protestave të dhunshme në SHBA që më pas u shpërnda edhe në vendet e tjera të botës. /Telegrafi/