Site icon Telegrafi

Demokracia Studentore kërkon që studentët të lirohen nga të gjitha pagesat

Organizata “Demokracia Studentore” kërkoi nga Qeveria e Republikës së Kosovës që studentët të lirohen nga të gjitha pagesat.

Demokracia Studentore theksoi se studentët nuk kanë asnjë lloj të ardhure financiare dhe i vetmi burim financimi është nga familja, andaj Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të marrë parasysh gjendjen e tyre të rëndë ekonomike në kohë pandemie dhe t’i përfshijë në pakon emergjente.

“Studentët janë kategoria më e varfër në vend dhe vazhdimisht po na bëhet presion nga fakultetet për t’i kryer pagesat e semestrave dhe pagesat të tjera që lidhen me shërbime ndaj studentëve, andaj kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që në këtë kohë pandemie studentët të lirohen nga të gjitha pagesat, pasi që studenti është kategoria më e prekur në këtë situatë të rëndë ekonomike”. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version