Site icon Telegrafi

Dëmet në infrastrukturën e Gazës vlerësohen në 18.5 miliardë dollarë

Operacionet ushtarake izraelite në Rripin e Gazës, të kryera si hakmarrje për sulmin e nisur nga Hamasi në jug të vendit në fillim të tetorit, çuan në dëmtimin e “infrastrukturës kritike” të vlerësuar në 18.5 miliardë dollarë.

Ky analizë studimi është kryer së bashku nga Banka Botërore (BB), Kombet e Bashkuara (OKB) dhe Bashkimi Evropian (BE).

Ky është vlerësimi i parë i efektit të bombardimeve dhe luftimeve tokësore që ndodhën mbi gjashtë muaj, raporton reuters.

Lexo po ashtu Pezullohen operacionet në Gaza pas vrasjes së shtatë punonjësve të ndihmave humanitare, 240 ton ushqime nuk arrijnë tek palestinezët

Kjo korrespondon me ekuivalentin e 97 për qind të produktit të brendshëm bruto (GJDP) të territoreve të pushtuara palestineze.

Raporti merr parasysh shkatërrimin që ndodhi nga fillimi i konfliktit deri në fund të janarit.

Ndryshe, numri i palestinezë të vdekurve është 32,845 ndërsa në radhët e izraelitëve janë 1139 që nga 7 tetori i vitit të kaluar kur nisi një ofensivë e Izraelit në territoret e Palestinës pas një sulmi të militantëve të Hamasit në Tel Aviv. /Telegrafi/

https://twitter.com/Timesofgaza/status/1775125972901097488

Exit mobile version