PSG ka shënuar fitore ndaj Brest me rezultat 3-0, në kuadër të play-offit të Ligës së Kampionëve.
Ndeshje nisi me raste nga të dyja palët, por rezultati u zhbllokua në minutën e 21-të, kur PSG fitoi penallti.
Vitinha ishte i saktë nga pika e bardhë duke e mposhtur Marco Bizotin për 1-0.
Pak pa u mbyllur pjesa e parë, në skenë doli dyshja Achraf Hakimi dhe Ousmane Dembele, me francezin që tundi rrjetën për 2-0.
Në minutën e 66-të, PSG i dha vulë takimit dhe më kë tjetër përpos Dembeles që shënoi për 3-0.
Deri në fund edhe pse nuk munguan rastet, gola të tjerë nuk kishte, me PSG-në që merr një fitore të madhe në ndeshjen e parë, duke bërë hap të madh për të kaluar tutje. /Telegrafi/