Ousmane Dembele foli në konferencë shtypi përpara seancës stërvitore të Francës të premten.
Përpara finales së Botërorit, një virus po prek lojtarët francezë pasi Raphael Varane dhe Ibrahima Konate u sëmurën.
“Ne nuk kemi frikë nga virusi. U kam bërë çaj me mjaltë dhe janë më mirë”.
“Unë jam i sigurt se ata do të jenë në më të mirën për finalen. Unë shkova të takoj Upamecano të nesërmen dhe ai ishte shumë më mirë. Duhet të marrim masa paraprake, por nuk jemi të shqetësuar”, ka thënë Dembele.
Dembélé: "Upamecano and Rabiot got a headache and I made them some tea with ginger and honey… They are better now. I think they will be ready for the final." pic.twitter.com/lPO3qljtRI
— Barça Universal (@BarcaUniversal) December 16, 2022
Dembele do të përballet me ish- bashkëlojtarin e Barcelonës, Leo Messi, dhe francezi foli për këshillat që i dha legjenda.
“Kam ardhur në moshën 20-vjeçare dhe doja të bëja gjithçka vetë. Më dha qetësi, më tha se ekziston koha kur duhet dribluar dhe koha për të dhënë pasime”.
Dembélé: "Messi used to tell me that there are times when it's better to dribble and others when it's better to pass the ball. He gave me a lot of things, but above all how to calm down in these situations." pic.twitter.com/bv2dLW34RX
— Barça Universal (@BarcaUniversal) December 16, 2022
“Kam kaluar katër vite shumë të mira te Barcelona, ai është një nga ata që më bëri ta dua Barcelonën së bashku me [Andres] Iniestan. Në dhomën e zhveshjes ai është shumë i thjeshtë, ai i do lojtarët e rinj”.
“Unë ulesha pranë tij në dhomën e zhveshjes dhe ai më ka ndihmuar shumë. Ne duhet të përpiqemi të sigurohemi që ai ta prekë topin sa më pak të jetë e mundur sepse është shumë i rrezikshëm”, deklaroi Dembele.
Dembélé: "When I arrived at Barça, at 20, I liked to dribble… Even when I had three defenders in front of me. And Messi always told me that I had to calm down, that sometimes it was okay to dribble and sometimes it wasn't." pic.twitter.com/lEeyieL5GD
— Barça Universal (@BarcaUniversal) December 16, 2022
Karim Benzema është rikthyer nga lëndimi dhe është ende, zyrtarisht, pjesë e skuadrës edhe pse duket se Didier Deschamps nuk do ta rikthejë atë në fushë.
“Nuk është vendimi im, i takon trajnerit, por mendoj se ai është i lënduar”, përfundoi Dembele. /Telegrafi/