Dellova dhe Kosova reagojnë fuqishëm pas epërsisë së Armenisë – supergol nga 30 metra
06/06/2025
Kosova nuk ka vonuar shumë dhe ka barazuar shifrat ndaj Armenisë në 1-1, me armenët që kaluan të parët në epërsi.
Pas golit të hershëm të Armenisë nga Nair Tiknizyan në minutën e tetë, Kosova u hodh menjëherë në sulm për të kërkuar barazimin.
Ermal Krasniqi pati një rast të shkëlqyer, kur goditi shtyllën dhe i shkoi shumë pranë golit.
Por ishte Lumbardh Dellova që nuk po ndalet me gola te Kosova, duke shënuar një supergol nga rreth 30 metra në minutën e 23-të.
Goli spektakolar i Dellovës jo vetëm që barazoi rezultatin, por edhe e ktheu vrullin e ndeshjes në favor të Kosovës./Telegrafi/


