Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se subjekti që ajo përfaqëson do të votoj për shpërbërjen e Kuvendit.
Deliu-Kodra tha tha se qëndrimi PDK-së ka qenë që do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare kurdo që ka dakordancë për zgjedhje.
“Ne edhe sot kemi qenë pjesë e një marrëveshje për të cilën tashmë ka një dakordim”, tha ajo në Klan Kosova.
PDK sot i ka votuar marrëveshjet ndërkombëtare që u miratuan në Kuvendin e Kosovës.
Ditë më parë kryetari Memli Krasniqi, kishte takuar kryeministrin Albin Kurti.
Temë e diskutimit ka qenë edhe zgjedhjet e parakohshme.
Qëndrimi i Partisë Demokratike, është që Kuvendi të shpërndahet në fund të muajit maj, për të kapur afatin ligjor për organizimin e zgjedhjeve brenda 45 ditësh nga shpërbërja e Parlamentit.
PDK-ja ka kërkuar dy data të mbajtjes së zgjedhjeve: 30 qershorin ose 7 korrikun.