Site icon Telegrafi

Deliu-Kodra: Kryeministri është dorëzuar

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se kryeministri Albin Kurti është dorëzuar.

Duke folur për çështjen e shkuarjes në zgjedhje, Deliu-Kodra u shpreh se ose do të ketë shpërbërje të Kuvendit ose moicion mosbesimi ndaj Qeverisë.

Lexo po ashtu Kusari-Lila: Opozita nuk ka konsensus të brendshëm për të shkarkuar Kurtin – është joserioze të kërkojnë mbështetje nga ne

“Kryeministri është dorëzuar, do të kemi ose shpërbërje të Kuvendit ose mocion të mosbesimit, këtë do ta vendos lidershipi i PDK-së. Ne do të shkojmë drejt zgjedhjeve, PDK që një vit e gjysmë e ka përmendur që vendi duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje”, tha Deliu-Kodra.

Deputetja shtoi se i ka humbur kuptimi një qeverie që në këto vite të qeverisjes ka pasur vetëm mospërmbushje të planit qeverisës

“Kryeministri e tha edhe vet se do ti hap rrugë zgjedhjeve të reja”, tha ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version