Site icon Telegrafi

Del nga burgu hajduti që sulmoi Ozilin dhe Kolasinacin, tregon se çfarë ndodhi saktësisht

Në vitin 2019, krimineli që tentoi të grabiste futbollistët e atëhershëm të Arsenalit, Mesut Ozil dhe Sead Kolasinac në Childs Hill të Londrës theu heshtjen pasi u lirua nga burgu.

Ashley Smith dhe bashkëpunëtori i tij, Jordan Northover, u burgosën katër muaj pas rastit të tentim-grabitjes, ku i pari mori 10 vjet burg.

Hajduti Ashley Smith, i njohur me nofkën Ashman, shpjegoi në “BlueTick podcast” se ata ishin duke vozitur kur panë Ozil me Kolasinac. Gjermani po udhëtonte me makinë nëpër Londër kur grabitësit u përpoqën t’i vidhnin veturën Mercedes G Class të zi.

 

Ata tentuan t’i vidhnin edhe një orë Kolasinacit para se të shkonin për të marrë makinën e Ozilit, por boshnjaku reagoi heroikisht dhe i bëri të iknin.

“Unë ndalova dhe partneri u përpoq ta kapte. Ai nuk kishte as thikë në dorë, por një shtupë hekuri, por nuk shkoi sipas planit”, ka thënë fillimisht Smith.

Papritur, Kolasinac u kthye për t’u përballur me sulmuesit dhe parandaloi grabitjen, ndërsa Ozil la automjetin e tij dhe u strehua në një restorant turk pranë incidentit.

“Ndonjëherë fiton e ndonjëherë humb, e di? Të jem i sinqertë, nuk dua të mendoj as për numrat. Do të merrnim lehtësisht të paktën 180 mijë euro”.

 

Ashman pranoi se do të ishte përpjekja më e rëndësishme e ‘playoff’-it të “karrierës” së tij.

“Kam pasur disa grabitje të mëdha, kam pasur disa grabitje të vogla, ky është fat… Ti nuk e di se çfarë do të marrësh”, tha ai në fund.

Ai fillimisht u dënua me 15 vjet burg për tentativën e grabitjes, por pranimi i fajit e uli dënimin në 10 vjet. Smith kreu katër vjet e 10 muaj burg dhe u lirua në maj të këtij viti. /Telegrafi/

Exit mobile version