Site icon Telegrafi

Del në shitje Mercedes S-Class 1973 në pronësi të mbretit të Suedisë

Nuk shohim shpesh një veturë me origjinë mbretërore të dalë në shitje, por ky Mercedes-Benz 280S i vitit 1973 i vendosur në ankand ofron një shans për të zotëruar një veturë që më parë i përkiste mbretit suedez Carl XVI Gustaf. Ofertimi për të fillon që nga 21 shtatori.

Shitësi Bilweb Auctions vlerëson se do të sjellë ekuivalentin prej 10,750 dollarë deri në 13,442 dollarë (120,000 deri në 150,000 krona suedeze).

Mbreti Carl XVI Gustaf u ngjit në fronin e Suedisë në 1973 – në të njëjtin vit “Stallat Mbretërore” e blenë këtë Mercedes. Ai është monarku më jetëgjatë në historinë e vendit dhe i pari që mbretëroi për 50 vjet, shkruan Motor 1, përcjell Telegrafi.

Ky Mercedes është relativisht luksoz nga ajo që mund të prisni nga një veturë për transportin e familjes mbretërore. 280S është versioni bazë i S-Class në atë kohë. Ka një motor me 2.8 litërsh me 6 cilindra të pajisur me karburator Solex që prodhon 158 kuaj fuqi (118 kilovat) dhe një transmision automatik me katër shpejtësi.

Pjesa e brendshme ka një përzierje të pëlhurës blu dhe “vinyl”, dhe vlen të ceket nuk ka ajër të kondicionuar.

“Stallat Suedeze Mbretërore” e mbajtën këtë Mercedes nga marsi 1973 deri në qershor 1979. Ankandi përfshin të dhënat e shërbimit deri në vitin 1983. Mercedesi ka nevojë për një vëmendje për ta bërë atë të denjë për mbretërimin përsëri.

Ka disa dëmtime të jashtme, bojë të copëtuar dhe gjithashtu disa mungesave të veshjeve. Pëlhura e sediljes së shoferit ka disa grisje dhe dyshemetë kanë nevojë për pastrim. Lista thotë se motori ndezet lehtësisht. Odometri tregon 332,619 kilometra (206,680 milje) të përshkuara në total. /Telegrafi/

Exit mobile version