Please enter at least 3 characters.

Deklaroi se u ngacmua seksualisht në vitin 2023, arrestohet i dyshuari në Viti

2023/10/ngacmim-780x439-1-696x392-1.jpg

Një femër ka raportuar se para një viti një person i dyshuar e kishte ngacmuar- sulmuar seksualisht.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në vitin 2023.

Tutje në raport thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Me 22.07.2024 viktima femër kosovare, ka raportuar se  para një viti, i dyshuari mashkull kosovar, e kishte ngacmuar-sulmuar seksualisht viktimën. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit,  është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/