Gjykata e Tiranës ka nisur sot shqyrtimin e një padie civile të kryeministrit Edi Rama kundër deputetit demokrat, Gazment Bardhi.
Në padinë me objekt “shpërblim dëmi jopasuror” Rama kërkon dëmshpërblim në shumën 1 milionë lekë për shkak të deklaratave publike të Bardhit ku ka përmendur emrin e vëllait të tij, Olsi Rama, si të lidhur me anëtarë të një grupi kriminal.
Gjatë seancës avokatët e Bardhit kamë kërkuar të sqarohet se kush legjitimohet për ngritjen e kësaj padie, kryeministri Rama, apo vëllai i tij, Olsi Rama.
Burime pranë gjykatës konfirmuan për A2 CNN se karshi pretendimeve të palës paditëse për ekzistencën e vendimit të SPAK për pushim të hetimit ndaj Olsi Ramës, pasi nuk u gjetën prova kundër tij, avokatët e Bardhit e kanë lënë në çmim të gjykatës administrimin ose jo të tyre në procesin civil.
Seanca e radhës për këtë çështje do të zhvillohet më 27 shkurt.