Tifozët e Liverpoolit janë trazuar për komentet e bëra nga Virgil van Dijk pas humbjes së Reds në 1/8 e Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint-Germain.
Pas ndeshjes, mbrojtësi holandez u pa në bisedë me presidentin e PSG-së Nasser Al-Khelaifi dhe drejtorin sportiv Luis Campos.
33-vjeçarit i skadon kontrata në Anfield në verë dhe komentet e tij pas ndeshjes kanë shqetësuar më tej tifozët e Liverpool për të ardhmen e tij.
Kur u pyet nëse ai do të qëndrojë në Liverpool përtej fundit të sezonit, Van Dijk u përgjigj: “Nuk e kam idenë. Ende nuk e kam idenë për momentin. Sinqerisht”.
“Nuk janë bisedimet e kontratës në pritje. Asgjë në pritje. Thjesht… Unë vazhdoj të them të njëjtën gjë. Ka 10 ndeshje për të përfunduar, dhe ky është fokusi im i plotë”.
“Nëse ka lajme, do ta dini. Unë as vetë nuk e di. Të gjithë e dinë se ka disa biseda pas sezonit, por kjo është për të.
“Për momentin, as nuk e di se çfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm. Nëse dikush thotë se e di, ju gënjen”, ka shtuar më tej ai.
Van Dijk tani mund të hapë bisedimet me klubet evropiane, pasi ai ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij. /Telegrafi/