“…Nuk është më në dorën time, por të kosovarëve. Mendoj se autoritetet kanë bërë një gabim me zgjedhjen e katër kryetarëve të rinj”.
Kjo, mendohej të ishte deklarata e presidentit të 42-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, gjatë fjalës së tij të premten, në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë.
Por, mesa duket kjo ishte vetëm një gabim teknik në përkthim (anglisht – shqip), në pjesën ku Clinton po fliste për Kosovën.
“but the Kosovars created those four towns for the benefit of the Serbs, to give them four more mayors as well as a place in the parliaments. So I think they made a mistake not to vote”, kishte thënë në anglisht, Clinton.
Ndërsa, ishte përkthyer si më lartë, në vend se të përkthej kështu: “Por, kosovarët krijuan ato katër komuna, për të mirën e serbëve, për t’u dhënë atyre edhe katër kryetarë komunash, njashtu edhe vende në Kuvend”.
Mbi të gjitha, ndonëse ishte vetëm një gabim teknik në përkthim duke raportuar edhe në disa media në Kosovë dhe në Shqipëri, në këto kohë tensionesh në Kosovë kjo mund të ketë ndikim në opinion dhe nuk përçoi mesazhin e qartë të ish-presidentit amerikan./Dukagjini/