Site icon Telegrafi

Deklarata e DASH, Meta tregon bisedën telefonike me Palmer

Presidenti Ilir Meta reagoi pas deklaratës së Departamentit Amerikan të Shtetit, duke theksuar se përshëndet “qëndrimin e DASH mbi respektimin e ligjit”.

Meta thotë se i qëndron besnikërisht të gjitha qëndrimeve të tij të qarta dhe të shprehura zyrtarisht me përfaqësuesit e lartë amerikanë gjatë 5 viteve të fundit.

Një gjë të tillë, shton Meta, ia ka përsëritur edhe Zv. Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA, Matthew Palmer, gjatë bisedës telefonike që ka pasur me të më 20 nëntor në mbrëmje.

Lexo po ashtu Deklaratat e Metës për ambasadën e SHBA-së, reagon DASH

Deklarata e plotë e Presidencës

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta vlerëson maksimalisht deklaratën e sotme të Departamentit të Shtetit të SHBA.

Presidenti Meta përshëndet qëndrimin e DASH se: “respektimi i ligjit është mbi të gjitha”.

Presidenti Meta konfirmon vendosmërinë e Tij për të bashkëpunuar ngushtë me DASH dhe SHBA për zbatimin e Reformës në Drejtësi sipas Kushtetutës së miratuar në bashkëpunim me SHBA dhe Komisionin e Venecias.

Presidenti Meta i qëndron besnikërisht të gjitha qëndrimeve të tij të qarta dhe transparente, të shprehura zyrtarisht për përfaqësuesit e lartë amerikanë gjatë 5 viteve të fundit, që i përsëriti dhe në bisedën zyrtare telefonike që zhvilloi mbrëmjen e 20 nëntorit me Zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA, z.Matthew Palmer.

Aleanca strategjike midis Shqipërisë dhe SHBA dhe miqësia e shkëlqyer midis dy vendeve dhe popujve tanë është e palëkundur.

Exit mobile version