Diego Godin kishte refuzuar rinovimin e kontratës me Atletico Madridin, duke kaluar te Interi, por deri tani nuk ka arritur të tregojë verën në Serie A.
Lojtari nuk preferohet shumë nga trajnerin Antonio Conte që aplikon futboll me tre mbrojtës.
Trajneri italian ka preferuar shpesh herë të riun Alessandr Bastoni para uruguaianit, ndaj ai po mendon largimin këtë verë pasi kërkon një vend në kombëtaren e tij për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Mediat spanjolle shkruajnë se ka qenë trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone që i ka telefonuar Godinit dhe i ka konfirmuar se është i mirëpritur në “Wanda Metropolitan”.
Godin kulmin e karrierës e ka arritur me këtë klub.
Për mbrojtësin uruguaian, përveç Atleticos, interesohen edhe klubet angleze Manchester United dhe Tottenham. /Telegrafi/