Në ambiente familjare është regjistruar një gjyshe, e cila i japë këshilla mbesës së saj.
“Ti e bukur, nënën dhe babën e bukur, pse nuk po martohesh?”, thotë në fillim gruaja e paemëruar, që ka veshur më këmishë nate.
“Me kë të martohem?”, e pyet mbesa, e cila nuk shihet në këtë regjistrim.
“I ke 26 vjet, kur ti bësh 30 nuk të merr askush”, vazhdon më tutje gjyshja që rri e ulur në karrige, transmeton Telegrafi.
“Gjeje dikë, martohu mirë dhe kjo është. Bëj fëmijë, e jo prej njërit mashkull tek tjetri”, thotë ajo në një anglishte, që lë shumë për të dëshiruar.
Për një moment, mbesa fillon të qesh, por gjyshja e ndërpret duke përdorur një shprehje në gjuhën shqipe> “Kur je e re, mund të gjesh të dashur sa të duash, por njëjtë nuk ndodhë edhe kur plakesh” shton ndër të tjera gruaja në moshë, që nuk dihet prej nga është.
Për më shumë, shikoni videon e plasuar më poshtë. /Telegrafi/
Gjyshja shqipetare duke folur anglisht.!!! Me lottttttttttt
Posted by Une dhe ti,ne perjetesi on Tuesday, March 22, 2016