Site icon Telegrafi

“Defender Europe 23”, FSK i bashkohet Task Forcës Jug të Shqipërisë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosovës i është bashkuar shtabit të Task Forcës Jug në Republikën e Shqipërisë, në kuadër të realizimit të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe 23”

Mehaj ka shkruar tutje se Task Forca udhëhiqet nga ushtria amerikane për Evropë dhe Afrikë, transmeton Telegrafi.

“Forca e Sigurisë së Kosovës me oficerë e nënoficerë i bashkohet shtabit të Task Forcës Jug në Republikën e Shqipërisë, në kuadër të realizimit të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe 23″ të udhëhequr dhe drejtuar nga ushtria Amerikane për Europë e Afrikë”, ka deklarur Mehaj.

“Defender Europe 23” ka nisur ditën e diel. Ceremonia e hapjes u mbajt në sheshin “Skënderbeu”, ku liderët e shtetit deklaruan se qëllimi i FSK-së është anëtarësimi në NATO.

Lexo po ashtu Pamje nga ceremonia e hapjes 'Defender Europe 23', FSK-ja e katërta me numrin më të madh të trupave pjesëmarrëse

FSK në këto stërvitje ka mbi 1.300 trupa, duke u radhitur në vendin e katër me numrin më të madh të trupave pjesmarrëse.

Pjesë e “Defender Europe 23” janë 25 vende të NATO-s me mbi 22 mijë trupa ushtarakë.

Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit ushtarak më të madh ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe 23”, me ç’rast do të validohen kapacitet e dy regjimenteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e po ashtu do të tregojnë shkallën e ndërveprueshmërisë ushtarake përkrah forcave të shteteve partnere. /Telegrafi/

Exit mobile version