Shfaqja e aplikacionit kinez të inteligjencës artificiale DeepSeek, ka tronditur tregjet financiare dhe ka bërë që presidenti amerikan Donald Trump ta përshkruajë atë si “një thirrje zgjimi” për industrinë e teknologjisë amerikane.
Pretendimi i DeepSeek se modeli i tij i inteligjencës artificiale R1 është bërë me gjysmën e kostos së rivalëve të tij, ka ngritur pikëpyetje për të ardhmen e të gjithë industrisë, transmeton Telegrafi.
Pra, si krahasohet me rivalët e tij më të vendosur dhe me sa duket shumë më të shtrenjtë në SHBA, si ChatGPT i OpenAI dhe Gemini i Google?
Një vështrim në katër fusha – ndihmë për shkrim, kodim, stuhi mendimesh dhe kërkime. Në detyrat dhe kërkesat e thjeshta, DeepSeek ishte sigurisht i krahasueshëm me konkurrentët e tij në SHBA.
Neil Lawrence, profesor i Mësimit të Makinerisë në Departamentin e Shkencës dhe Teknologjisë Kompjuterike, në Universitetin e Kembrixhit, tha se ky ishte vetëm fillimi.
“Unë mendoj se është vetëm maja e ajsbergut për sa i përket llojit të inovacionit që mund të presim në këto modele”, shtoi ai. /Telegrafi/